Top News/ SHBA kërcënon Serbinë dhe Rusinë / ’Trazira në veri të Kosovës, përballje me NATO-n’
28/11/2023 14:29

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n. “Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarët. Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Gjendja në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar që prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.Komentet e O'Brien vijnë në një kohë kur NATO po mendon ta shtojë praninë e përhershme në Kosovë përmes misionit të vet paqeruajtës, KFOR. O'Brien tha se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të bisedojë për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor gjatë takimit dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, më 28 dhe 29 nëntor, në selinë e aleancës në Bruksel. Blinken, po ashtu, do të përfaqësojë SHBA në një takim të OSBE-së në Shkup.

Top News – Merz letër urimi për Kurtin. Kancelari gjerman: Qëndrojmë përkrah Kosovës!
03/10 13:08
Top Channel/Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në
03/10 12:11
Top News – Bariu 79 vjeçar u gjet në përrua / Viktima nga përmbytjet në Kretë, rrugët nën ujë
02/10 14:08
Top News – Flamuri shqiptar hiqet nga Korabi. Mburret kreu i Kumanovës – Krenaria e Maqedonisë!
02/10 13:53
Top News- Putin kërkon fitoren e Vuçiç/ Presidenti rus e sheh Kryeministër pas zgjedhjeve
02/10 13:51
Top News- Kroacia gjobit Malin e Zi/ Kërkon 2.4 miliardë euro për anëtarësimin në BE
02/10 11:53
Top News – Dështon misioni i spiunëve rusë/ Po vëzhgonin bazën e NATO-s në Letoni, pranga çiftit
01/10 21:00
Top News- ‘Vjeshta e zgjerimit’/ Kos: Shqipëria po përparon, Serbia të japë rezultate
01/10 15:39
Top Channel/Paga minimale 1.400 euro, Gjeloshaj: “Votova modelin, do rrisë ekonominë e Malit te Zi”!
01/10 11:32
Top News- ‘Ndryshoni tekstet shkollore’/ Athina kërkesë Shkupit-Bien ndesh me marrveshjen e Prespës
01/10 10:55
Top News – Lugina e Preshevës, listë e përbashkët/ Ministria e Jashtme: Në interes të shqiptarëve
30/09 23:05
Top News- Shqiptarët bashkohen kundër Vuçiç, Kurti mbledh forcat: Prisni rezultatin në zgjedhje
30/09 23:00
Top News – Ishulli i piratëve ‘po vdes’ / Greqia në krizë demografike, rënie drastike e popullsisë
30/09 14:26
Top News- ‘Zbuluan agjentët e BIA te SHISH dhe AKI’/ Serbia arreston dy gra ‘spiune’
30/09 12:28
Top News – Turi ballkanik i Von der Leyen. Presidentja në Tiranë me udhërrëfyes për anëtarësimin
29/09 13:03
Top News – ‘Mund ta rrëzojmë qeverinë këtu, si në Rumani’. WSJ zbardh ‘kërcënimin’ e ambasadores
29/09 10:12
Top News- Digjet lokali ku u vra shqiptari/ Autoritetet greke dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme
28/09 11:37
Top News- Vuçiç ndërron karrige, s’lëshon pushtetin/ Ish-presidenti kandidon për kryeministër
28/09 10:52
Top Channel/ Shkrumbohet lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për…
28/09 10:00
Top News – Shpërthimi vdekjeprurës në Plaka. Ekspertët nisin hetimet, gjithçka nën ‘mikroskop’
27/09 14:26