Gjatë një vizite zyrtare në Ekuador, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta kundër grupeve të huaja kriminale, përfshirë edhe operacione për shkatërrimin e tyre nëse konsiderohet e nevojshme. Ai përmendi mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë me vende aleate për të luftuar këto rrjete.