Top News – SHBA ‘hakmerret’ me Iranin / Nuk i jep 6 miliardë dollarët e depozituar në Katar
13/10/2023 13:47

Shtetet e Bashkuara tha se Irani nuk do të mund të ketë akses për momentin tek 6 miliardë dollarë në fonde iraniane, të depozituara në një bankë të Katarit muajin e kaluar, si pjesë e një marrëveshje për shkëmbim të burgosurish dhe se Uashingtoni vazhdon të ruajë të drejtën për ta ngrirë plotësisht llogarinë. Çështja e mundësisë që gëzon Irani për t'i tërhequr fondet, ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur militantët palestinezë të Hamasit të mbështetur nga Irani sulmuan Izraelin të shtunën, duke vrarë më shumë se 1,300 persona dhe duke marrë rreth 150 persona peng në Rripin e Gazës. "Irani nuk do të jetë në gjendje të ketë akses tek fondet për një të ardhme të pacaktuar", i tha agjencisë 'Reuters' një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, tha se Irani as nuk kishte akses dhe as nuk kishte shpenzuar asgjë nga 6 miliardë dollarët, duke shtuar: "Ne po i mbikëqyrim rreptësisht fondet dhe ruajmë të drejtën për t'i ngrirë ato". Blinken tha se Departamenti amerikan i Thesarit mbikëqyr çdo disbursim për t'u siguruar që ai të përdoret vetëm për qëllime humanitare. Disa media amerikane raportuan të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Katari kishin rënë dakord që të mos lejonin Iranin që t'i tërhiqte paratë. Irani nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Hamasin, financimin dhe armatosjen e grupit, por udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Top News – ‘Nuk mbahet derri prej bishti’! Tarifat e Donald Trump fuqizuan edhe më tej Kinën
02/01 10:26
Top News – Izraeli, miliona dollarë PR. Kontrata për kontrollin e përmbajtjeve në internet
02/01 10:19
Top News – BQE fshehu rrogën e Lagarde. FT: Fiton 50 për qind më shumë se paga e deklaruar
02/01 10:10
Top News – Çmenduri në natën e Vitit të Ri / Gjermani, pesë të vrarë dhe qindra të arrestuar
01/01 16:45
Top News – Filloni sot të ndërtoni një vit paqeje! Papa Leoni mban meshën e parë të vitit në Vatikan
01/01 16:30
Top News – Nën hijen e Trumpit…Majtisti Mamdani merr drejtimin e Nju Jorkut
01/01 16:30
Top News – Bullgaria nis përdorimin e Euros / Gati 20 vite pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian
01/01 16:15
Top News – Ukraina nuk goditi rezidencën e Putinit / CIA kundërshton pretendimet e Kremlinit
01/01 16:00
Top News – Koreja e Veriut ‘numëron mbrapsht’ / Kim Jong un ‘feston’ aleancën e pamposhtur me Rusinë
01/01 15:45
Top News – Dëshira e Trumpit për 2026-ën: ‘Paqe në tokë’…dhe shpall: Amerika është rikthyer
01/01 15:28
Top Channel/ CIA nxjerr “blof” Rusinë/ Nuk pati sulm në rezidencën e Putinit, hap pas edhe Trump
01/01 15:23
Top News – Taksë prezervativësh e përfitime të tjera / Plani i Kinës për të rritur lindshmërinë
01/01 15:00
Top News – Sulm tjetër mbi anijet e drogës / Ushtria amerikane thotë se u vranë pesë persona
01/01 14:54
Top News – Bota i thotë ‘Lamtumirë!’ 2025-ës / Spektakle fishekzjarresh dhe zhytje në akull
01/01 14:07
Top News – Vrau 24 persona natën e Vitit të Ri / Rusia akuzon Ukrainën, sulm me dron mbi një hotel
01/01 13:34
Top News – Duam paqe por jo me çdo kusht…Zelenski në fjalimin e fundvitit-nuk dorëzohemi
01/01 13:33
Top Channel/ Tragjedi në Zvicër, 40 viktima! Shpërthim fatal në një resort skish, 100 të plagosur
01/01 13:31
Top News – Premton të mbrojë sovranitetin / Tajvani sfidon Kinën pas stërvitjeve të mëdha ushtarake
01/01 13:30
Top News – 40 të vdekur në resortin e skive / Shpërthimi shkrumbon barin, edhe 100 të plagosur
01/01 13:29
Top Channel/ Festimet nëpër botë! Në Gjermani masa të rrepta, radha të gjata në New York
01/01 12:07
DIGITALB DIGITALB