Ka shuar të gjitha mëdyshjet dhe hamendësimet për një dorëheqje nga mandati i deputetit pasi Departamenti i shtetit e shpalli ‘person nën grata’ së bashku me familjarët e tij. Ish kryeministri Sali Berisha është shfaqur para mediave, në stilin e vet, duke u kundërpërgjigjur. Dhe këtë radhë në qendër të sulmit të tij, nuk janë kundërshtarët politikë, por sekretari i Shtetit Antony Blinken që lançoi publikisht vendimin e SHBA. Berisha tha se do të padisë zyrtarin e lartë amerikan për shpifje, pasi ka dhënë vlerësime të gënjeshtërta për personin e tij. Ai tha se për të filluar gjyqin kundër Blinekn ka zgjedhur një vend neutral siç është Franca.