Presidenti rus Vladimir Putin, tha se konflikti mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Gaza, shfaq “dështimin” e politikës së Uashingtonit në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për krijimin e “një shteti sovran palestinez” që tha se është gjë “e domosdoshme”. Lideri rus i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin irakian në Moskë, disa ditë pasi Hamasi nisi një sulm masiv në Izrael.