Një seri dokumentesh sekrete të Pentagonit, të publikuara në rrjetet sociale së fundmi, përvec detajeve të luftës në Ukrainë, tregojnë edhe përmasat e rrjetit të spiunazhit amerikan në të gjithë botën. Ato tregojnë se si SHBA vazhdon të infiltrohet në vendet aleate, në mesin e tensioneve globale në rritje.Dokumentet madje tregojnë edhe deri në cfarë mase spiunazhi amerikan ka depërtuar në makinën e luftës së Vladimir Putinit.