Lufta në Ukrainë vuri në dukje lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Beogradi është ndër vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, për të ndëshkuar sulmin e saj ndaj Ukrainës fqinje. Eksperti amerikan për politikë të jashtme në Fondin gjerman Marshall dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jason Steinbaum, thotë se është koha që administrata e Shteteve të Bashkuara të ndëshkojë Serbinë për lidhjet ushtarake me Rusinë dhe mos-harmonizim të politikave të jashtme me Perëndimin.