SHBA-të dhe Rusia kanë rënë dakord të rivendosin dialogun e nivelit të lartë midis forcave të tyre të armatosura. Njoftimi erdhi pas një takimi të oficerëve të lartë ushtarakë amerikanë dhe rusë në Abu Dhabi, në kuadër të bisedimeve rreth luftës në Ukrainë. Në një deklaratë, Komanda Evropiane e SHBA-së tha se dialogu i ripërtërirë do të “sigurojë kontakt të vazhdueshëm ushtarak me njëri-tjetrin, ndërsa palët punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme”.