Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA nuk arriti të zgjedhë një Kryetar, ndërsa një grup ligjvënësish konservatorë vazhduan të votojnë kundër kandidaturës së kolegut të tyre republikan Kevin McCarthy për të marrë drejtimin e sesionit të 118-të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kjo është hera e parë në 100 vjet, që asnjë kandidat republikan apo demokrat nuk arrin të zgjidhet që në raundin e parë të votimit në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, me 435 anëtarë.