Altin Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu I SPAK, ishte pjesë e listës me 10 emra për vitin 2024. Sekretari amerikan I shtetit Antony Blinken gjatë ceremonisë tha se numri një I kësaj liste ishte Dumani. Blinken theksoi se numri një I prokurorisë së posaçme antikorrupsion ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit pasi ka goditur politikanë të lartë dhe grupe të shumta kriminale.