Top News – SHBA bllokon pasuritë korruptive/ Mes vendeve përfshihet edhe Shqipëria
09/06/2021 10:36

Personave të përfshirë në afera korruptive madhore në vendet e Ballkanit Perëndimor do t’u sekuestrohen pasuritë që kanë, ose mund të vënë në të ardhmen në SHBA, apo institucione amerikane jashtë territorit të SHBA. Ky është urdhri i fundit i nxjerrë nga Presidenti Joe Biden. “Të gjitha pronat dhe interesat që janë në SHBA, që hyjnë në të ardhmen në SHBA, apo që janë ose mund të bien në zotërimin, apo kontrollin e një shtetasi amerikan bllokohen menjëherë dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen, apo çdo formë tjetër marrëveshje për të gjithë personat e përcaktuar nga Sekretari i Thesarit në konsultim me Sekretarin e Shtetit”, thuhet në urdhrin e Presidentit Biden. Presidenti amerikan ka amenduar një vendim të 2001, që deri më tani përfshinte vetëm personat e akuzuar për krime lufte, ose që SHBA kishte vlerësuar si kërcënim për sigurinë dhe interesat e saj. Me ndryshimet e reja përfshihen edhe personat e shpallur non grata në SHBA me akuzat që lidhen me korrupsionin.“...që janë përgjegjës, apo bashkëpunëtorë, që janë angazhuar direkt, apo indirekt në afera korruptive në Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, ose të lidhur me qeverisjen në Ballkanin Perëndimor, si keqpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për fitime personale, apo qëllime politike, apo për rryshfet” Subjekte të këtij vendimi janë edhe personat që mund të vlerësohen si përgjegjës, ose bashkëpunëtorë direkt, apo indirekt në veprime e vendime që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të cdo zone, apo shteti në Ballkanin Perëndimor. Sipas urdhrit, Sekretari i Thesarit në konsultim me Sekretarin e Shtetit autorizohet për të ndërmarrë veprime të tilla, duke përfshirë shpalljen e rregullave dhe rregulloreve. Të gjithë departamentet ekzekutive dhe agjencitë e Shteteve të Bashkuara do të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar këtë urdhër.

Top News- Përdhunohet 13-vjeçarja filipinase/ Selanik, mes autorëve tre të mitur shqiptarë
24/12 09:58
Top Channel/ Kultivonte bimë narkotike, pranga 22-vjeçarit dhe punonjësit të OSHEE në Velipojë
24/12 09:47
Top News- Rikonstrukturimi i Muzeut Historik Kombëtar vijon, Rama publikon pamjet nga kantieri
24/12 09:25
Top Channel/ Dy ish-prokurorë të pandehur nga SPAK, morën 55 mijë euro ryshfet
23/12 23:30
Top News- Fshehu 172 mijë euro, prokuroria vendos nën akuzë Shpend Ahmetin
23/12 23:22
Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
DIGITALB DIGITALB