Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të armatosin Tajvanin me raketa dhe armë të avancura, për një total prej 620 milionë dollarë. Lëvizja, që pritet të ashpërsojë marrëdhëniet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Pekinit, do t’i mundësojë Tajvanit të forcojë më tej mbrojtjen e hapësirës ajrore.