Top News/ SHBA 2024, dita e fundit para votimit / Harris dhe Trump ‘zbrazen’ në shtetet kyçe
04/11/2024 15:12

Demokratja Kamala Harris mbajti fjalimin e saj përmbyllës të fushatës për presidencën amerikane në një kishë të frekuentuar nga amerikanët me ngjyrë dhe takoi arabo-amerikanët në shtetin që konsiderohet si një fushëbetejë, Michigan të dielën, ndërsa rivali i saj republikan Donald Trump përqafoi retorikën e dhunshme në një tubim në Pensilvani. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se të dy ata janë në një garë shumë të ngushtë, me zëvendëspresidenten Harris, 60 vjeç, që mbështetet shumë nga votueset femra, ndërsa ish presidenti trump, 78 vjec, ka fituar terren mes votuesive latinë. Më shumë se 78 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, para ditës së zgjedhjeve të së martës, sipas Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës. Kontrolli i Kongresit do të vendoset gjithashtu të martën, me republikanët të favorizuar për të kapur një shumicë në Senat, ndërsa demokratët shihet se kanë një shans të barabartë për të rrëmbyer shumicën e ngushtë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. "pas vetëm dy ditësh ne kemi fuqinë të vendosim për fatin e kombit tonë për brezat që do të vijnë," u tha Harris mbështetësve në Kishë, në Detroit. "Ne duhet të veprojmë. Nuk mjafton vetëm të lutemi; nuk mjafton vetëm të flasim." Më vonë në një tubim në East Lansing, Michigan, ajo iu drejtua 200,000 arabo-amerikanëve të shtetit, duke e filluar fjalimin e saj me një përsiatje për viktimat civile të luftërave të Izraelit në Gaza dhe Liban. "Ky vit ka qenë i vështirë, duke pasur parasysh shkallën e vdekjes dhe shkatërrimit në Gaza dhe duke pasur parasysh viktimat civile dhe zhvendosjen e njerëzve në Liban. Dhe si presidente, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t'i dhënë fund luftës në Gaza," tha Harris. Trump ndërkohë vizitoi Dearborn, në Michigan, zemrën e komunitetit arabo-amerikan dhe u zotua t'i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme por pa thënë se si. Trump, në të parin nga tre mitingjet e tij të dielën, denoncoi sondazhet e opinionit që tregonin Harrisin në avantazh. Ai i quajti demokratët një "parti demonike", u tall me presidentin demokrat Joe Biden dhe foli për çmimin e lartë të mollëve.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00