Top News – Shantazh përmes gazit…! / BE kundër Rusisë: Epoka e energjisë suaj po perëndon!
27/04/2022 18:48

Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të Bullgarisë dhe Polonisë, ndërsa kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet edhe për vende të tjera. Zyrtarët evropianë e shohin vendimin rus si provokim të radhës dhe thanë se Moska po e përdor si shantazh ndërprerjen e gazit. Dy vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Bullgaria dhe Polonia, janë të parat të cilave u pezullohen furnizimet me gaz natyror nga Rusia pas refuzimit të tyre për të paguar në rubla, masa më e ashpër e Kremlinit në kundërpërgjigje të sanksioneve për sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se njoftimi i kompanisë Gazprom për ndaljen e njëanshme të dërgesave të gazit është një provokim tjetër nga Kremlini. “Nuk është habi që Kremlini shfrytëzon karburantet fosile në përpjekje për të na bërë shantazh”, tha Von der Leyen ndërsa shtoi se “Kremlini dështoi në përpjekjet për përçarjen e vendeve anëtare të Bashkimit Evropain dhe se epoka e energjisë ruse në Evropë po shkon drejt fundit”. Zyrtarja e lartë evropiane paralajmëroi një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës dhe tha se Bashkimi Evropian po angazhohet për të ndihmuar Poloninë dhe Bullgarinë të furnizohen nga burime të tjera.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13