Me dy raunde të djegura dhe pa një kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Konferenca e kryetarëve që pritet të mbahet në orën 14:30, shihet edhe si shansi i fundit për një konsensus mes opozitës e maxhorancës. Konferenca e kryetarëve pritet të vendosë për datën dhe orën e raundit të tretë të votimit për President Republike, ndonëse paraprakisht është vendosur data 30 maj, dita e hënë.