Top News – Shan shqiptarët! Ministri serb e bën përsëri…
13/12/2020 11:06

Ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vulin, e ka përdorur termin pejorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilit një përcaktim i tille është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”. Vulin i bëri komentet gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit. Ai u dhuroi pjesëtarëve të policisë dy automjete dhe pajisje tjera sigurish. “Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptareve’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vulin. Me parë, ai i është përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi fyes, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitic, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”. Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankovic, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është perçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie. Të njëjtin term , Vulin e përdori edhe në fillim të muajit tetor, duke nxitur reagime në Prishtinë dhe Tiranë,e duke shtyrë kryeministrin Edi Rama, t`I bënte thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçic që ta dënojë deklaratën e minsitrit.

Top News-Nga një GTA 6 për pensionistët/Mitsotakis njofton shpërblimin e fundvitit për të moshuarit
20/11 18:27
Top News-Studentët serbë përplasen me BE / Shkak plani për rishqyrtimin e marrëveshjeve me Kosovën
20/11 13:39
Top Channel/ Bosnja i ndalon hyrjen Radoicicit: “Mund të jetë larguar drejt Rusisë”!
20/11 12:18
Top Channel/ Parlamenti serb e nis me Kosovën/ Bakić përplaset me Vuçiçin: Çfarë ndodhi me…
20/11 12:18
Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35