Autoritetet e Policisë Financiare Italiane kanë sekuestruar 6 milionë euro pasuri 4 shtetasve shqiptarë në Torino. Gjatë sekuestrimit janë gjetur para të thata të fshehura në kuti kartoni, në kavanozë e në veshje. Operacioni i koduar “Shah mat mbreti” i Guardia di Finanza Italiana, ka denoncuar e duke vënë nën hetim nga autoritetet gjyësore, katër shtetas shqiptarë pronarë të disa kompanive në Torino me akuzën mashtrim fiskal e riciklim parash.