Boris Nadezhdin, një ish-fizikant që i kaloi 30 vitet e fundit brenda politikës ruse, kryesisht si zëvendës apo ndihmës i zyrtarëve, tani po del në skenë duke sfiduar pushtetin e Vladimir Putinit. Ky i fundit shfaqet i sigurt se do të zgjidhet për një mandat të ri, por autoritetet e kanë lejuar Nadezhdin të mbledhë mjaftueshëm nënshkrime për t'u përfshirë në fletëvotim. Gjatë javëve të fundit mijëra qytetarë rusë u rreshtuan për të nënshkruar për Nadezhdin. Qëndrimi i tij politik dhe ideologjik është i qartë, operacioni ushtarak special i Putinit në Ukrainë është një gabim fatal.