Top News – Sferat e kuqe të marihuanës/ Itali, shqiptari kapet me 63 kg lëndë narkotike
14/07/2021 19:44

Policia financiare ka vënë në pranga një shqiptar, i cili u kap duke transportuar 63 kilogramë marijuanë të fshehur brenda disa sferave të kuqe, një mënyrë shpërndarje që po përhapet shumë midis trafikantëve shqiptarë. Referuar mediave italiane, policia financiare gjatë një inspektimi në një bar në zonën e Sesto San Giovanni ka evidentuar një person i cili ishte duke u futur në scooter i veshur me pallto dimri. Ka qenë pikërisht veshja e pazakontë me pallto, në mes të nxehtësisë përvëluese të korrikut, e cila i ka bërë efektivët e policisë të dyshojnë. Këta të fundit i kanë bërë thirrje personit të ndalojë dhe të afrohet, por menjëherë pasi dëgjoi zërin e efektivëve, shqiptari braktisi scotterin dhe vrapoi për t’i shpëtuar policisë. Vetëm pak minuta më pas, teksa tentonte të futej në garazh, shqiptari është përballur me policinë financiare, e cila pas kontrollit në xhepa i gjeti 215 gramë marjuanë dhe 2 gramë kokainë si dhe pultin e garazhit ku po tentonte të futej shpërndarësi i drogës. Në garazh u gjet një tjetër scooter dhe një makinë e parkuar. Brenda makinës ishin fshehur plot 63 kilogramë marijuanë brenda disa sferave të kuqe. Kjo nuk është hera e parë që policia italiane evidenton këtë mënyrë shpërndarje droge. Në 18 qershor në Triuggio, mbi 60 kg hashash ishin gjetur të fshehur anë sfera në një apartament. Në fillim të korrikut një rast i ngjashëm ishte kapur në një kuti në Natta në Milano.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13