Guvernatori i Uiskonsinit ka thirrur Gardën Kombëtare për të mbrojtur rendin, ndërkohë që situata në qytetin Kanosha në këtë shtet është rënduar, me përhapjen e protestave dhe akteve të vandalizmit. Grupe protestuesish janë mbledhur të revoltuar ndaj asaj që e shohin si një tjetër incident të dhunës policore ndaj një afrikano-amerikani.