Pas thirrjes nga paraburgimi të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj mbështetësve të tij, për të protestuar para SPAK, ka ardhur edhe lëvizja e radhës nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në një takim me Shtabin e partisë për Tiranën, Blushi thirri protestën e parë para SPAK, protestë e cila do të mbahet më 6 dhjetor në orën 12:00. Ndërkohë mesazh kishte për mbështetësit nëpërmjet një letre nga burgu edhe ish-Presidenti njëherësh numri një Partisë së Lirisë, Ilir Meta.