Top Channel/“Mafia e së ardhmes do jetë shqiptare”! Media italiane: Plani B i Melonit për emigrantët
25/11/2024 18:56

Kryeministrja italiane ka një plan B për kapin e emigrantëve në Gjadër, sipas medias italiane, Il Tempo. Giorgia Meloni po eksploron rrugë të reja, duke përfshirë atë të shndërrimit të kampit në burgje për të strehuar të burgosurit shqiptarë, teksa numërohen rreth 2800 persona në Itali, theksohet në artikull. Prokurori i Republikës së Napolit, paralajmëroi më parë se “Mafia e së ardhmes, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, do të jetë ajo shqiptare”. Kryeministrja duhet njohur për faktin se në këto dy vite qeverisje ka shfaqur një aftësi të ndjeshme për t’u përshtatur në mënyrë pragmatike me objektivat e vendosura. Emblematike ishte kryevepra e fundit e politikës reale që solli ministrin e saj më të besuar, Raffaele Fitto, në zëvendëspresidentin ekzekutiv të BE-së kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Aksionet janë të mëdha: në qendër të gjithçkaje, “Plani Mattei” për frenimin e zbarkimeve në Siçili dhe pjesë e të cilit janë kampet në Shqipëri. Synimi ishte transferimi i emigrantëve nga Afrika, të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare direkt në Shëngjin dhe Gjadër, në pritje të procedurave burokratike të fatit të tyre. Sot vizioni ka ndryshuar, në fakt lajmet e fundit raportojnë se pothuajse i gjithë stafi i qendrës është tërhequr në Itali. Tani mbetet për t’u përcaktuar se si këto vende mund të përdoren në një raport kosto/dobi që deri tani anon në favor të të parës, thekson Il Tempo. Bashkëpunimi midis Romës dhe Tiranës ka rrënjë të thella, mjafton të kujtojmë eksodin biblik të vitit 1991 – i përjetësuar në filmin “L’America” të Gianni Amelio – me 20.000 emigrantët që iknin nga Shqipëria postkomuniste të ngjeshur në anijen e Vlorës e cila u ankorua në Bari. Në atë kohë qeveria Andreotti, pa shumë komplimente, i riatdhesoi disa ditë më vonë, vetëm për të rënë dakord për mbështetjen dhe ndihmën e misionit. Në vitet në vijim janë misionet italiane si “Alba”, në 2017 dhe ndërhyrjet pas tërmetit në 2019, në të cilat Italia ishte e para që ndërhyri. Aktualisht bashkëpunimi është edhe më i ngushtë, duke përfshirë Forcat e Armatosura, drejtues të inteligjencës dhe personalitete shqiptare. Përballë mbipopullimit të burgjeve të vendit, me përqindje që i kalojnë 130% dhe me gjithnjë e më shumë vetëvrasje të të burgosurve, dalin propozime të arsyeshme për të përdorur zonën e Lezhës, në veri të qytetit për të burgosurit shqiptarë të dënuar në Itali. Porti i Shëngjinit, megjithatë, mund të presë emigrantë përgjatë rrugës ballkanike, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Këto ndërhyrje do të përfaqësonin një “ëin-ëin” për të dy vendet në anët e kundërta të Adriatikut. Autoritetet shqiptare do të donin gjithashtu të shfrytëzonin këtë mundësi për t’u pozicionuar në qendër të vëmendjes evropiane, ndoshta në funksion të procesit të anëtarësimit në BE. Ideja e transferimit të emigrantëve në Shqipëri lindi nga bisedat mes Giorgia Melonit dhe kryeministrit të atëhershëm britanik Rishi Sunak, i cili ilustroi projektin e “deportimit” të emigrantëve në Ruandë. Megjithatë, ndërsa Ruanda është mijëra kilometra larg Londrës, Shqipëria është përballë Italisë, duke e bërë projektin në dukje më të zbatueshëm. Ideja u perfeksionua më pas në verën e vitit 2023, gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri në bisedat me kryeministrin Edi Rama. Paralelisht, BE ka arritur një marrëveshje për Paktin e ri të Migracionit dhe Azilit, të miratuar nga Parlamenti dhe Këshilli Europian majin e kaluar, i cili parashikon që qendra si ato italiane në Shqipëri të aplikohen duke filluar nga viti 2026.

Top Channel/ “Protestojmë për të ardhmen, jo për parti”,protestuesit:Qeveria është përzier me krimin
06/10 21:10
Top Channel/ Vlerësimi i drejtorëve në shkolla, do kalojnë në “sitë” duke plotësuar 6 standarde
06/10 19:53
Top Channel/ Debati për ushqimin në Kuvend, PD përplaset me drejtuesen e AKU
06/10 19:48
Top Channel/ Hiqet veto! Zbardhet paketa e re BE për Shqipërinë: Integrim gradual, 15 vite provë
06/10 19:35
Top Channel/ “Ne qëndruam të pamposhtur”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi krenarë
06/10 18:51
Top Channel/ Foltorja e Ripërtëritjes në Lezhë, simpatizantët e presin kreun e PD-së me brohorima
06/10 18:15
Top News – GJKKO, ‘makineri gjobash’. Dhjetëra avokatë penalizohen për bojkotin e seancave
06/10 17:02
Top Channel/ “Ju detyrohem një sqarim”, Braçe për territorialen: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje
06/10 17:00
Top News-‘Askush nuk e merr ligjin në dorë’/ Policia e Shtetit reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane
06/10 16:58
Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30
Top News – Kokainë dhe kanabis në kryeqytet/ Shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 4 të kërkuarit
06/10 15:30
Top Channel/ Bashkia e Durrësit gjuhet me vezë. Banorët e prekur nga projekti TID: Anulojeni
06/10 15:25
Top Channel/ Sot skadon afati për Presidentin. PDK, kusht LVV-së votimin e ligjit për Specialen
06/10 15:24