Top Channel/ “Nuk dëgjon Tomi”, emrat e gjyqtarëve dalin në Sky Ecc!Detaje nga megaoperacioni i SPAK
25/11/2024 22:14

Burime jo zyrtare raportuan se ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal. GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës. Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën. Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar.

Top News- Të tjera pasuri të Çopjave / SPAK u kap kompani, makina elektrike dhe prona
22/10 16:31
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti, nisen drejt…
22/10 15:57
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Parlamenti dhe i drejtohen selisë së qeverisë
22/10 15:55
Top Channel/ Vlora mbetet edhe pa ujë. Tjetër problem pas përmbytjeve, avari në tubacion
22/10 15:36
Top Channel/ Zjarri në Top Albania Radio. Shkëndija elektrike dëmton studiot,Wake Up rikthehet nesër
22/10 15:26
Top Channel/ “Mesazhe kërcënuese për mësuesit”, policia mohon autorësinë
22/10 15:21
Top Channel/ Pedagogu dënon dhunën. Ish-komisioneri: Policët e paidentifikuar shqetësim në protestë
22/10 15:19
Top Channel/ AmCham: Dialog, jo më dhunë! Dhoma Amerikane paralajmërim për korrupsionin
22/10 15:13
Top Channel/ Pedagogët sfidojnë Berishën. Akademikët bashkohen me studentët në Parlament
22/10 15:10
Top Channel/ Dhunë në Parlament. Përplasen deputetët, Noka godet me Kushtetutë
22/10 15:05
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top Channel/ Pas protestës te Kuvendi, protestuesit ulen përballë Kryeministrisë
22/10 14:00
Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49