Henrik Hoxhaj, miku i Nuredin Dumanit i cili u arrestua bashkë me këtë të fundit disa javë më parë në Fier, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale ku pjesë e tyre ka qenë Dumani. Mësohet se Hoxhaj ka folur për vrasjen e Bujar Celës, vëllait të Talo Celës, i cili është i shpallur në kërkim prej 2 vitesh nga policia për disa krime të rënda. Gjithashtu i penduari ka treguar detaje për vrasjen e Klevis Bahos e plagosjen e vëllait të tij, Sandër Baho, për përplasjen me armë zjarri në zonën e Papërit, ku Nuredin Dumani ra në pritë si dhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan.