Dosja voluminoze e prokurorisë së Kosovës në ngarkim të analistit Fatmir Sheholli përfshin disa dokumente që e lidhin atë drejtpërdrejt me shërbimet sekrete serbe. Një prej dokumenteve me emrin ‘Leptiri’ rezulton të jetë një plan i vitit 2001 i sigurimit shtetëror serb që synonte kompromentimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit nga Serbia. Prokuroria Speciale thotë se bëhet fjalë për një dokument të vitit 2001 të përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror Serb dhe që ka të bëjë me komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës sa i njëjti mbahej i burgosur në Serbi.