Serbia do të mbajë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të NATO, duke sjellë reagime të ashpra nga Rusia. Autoritetet në Serbi do i bashkohen si rrallherë manovrave ushtarake perëndimore dhe do marrin pjesë në stërvitjen “Ujku i Platinit 23”. Ajo do mbahet në jug të Serbisë, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve partnere. Bëhet fjalë për stërvitje taktike ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë edhe anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë SHBA-në.