Persona të armatosur dhe me stemat e forcave të sigurisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe kanë rrëmbyer tre efektivë të policisë së Kosovës, duke e shitur në Beograd si ‘arrestim në territorin e Serbisë Qendrore’. Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë persona me maska që shoqërojnë efektivët e policisë së Kosovës me pranga në duar në dy automjete.