Beogradi zyrtar e kërcënoi Bosnje- Hercegovinën me shpërbërje nëse njeh pavarësinë e Kosovës. Ministria serbe e Mbrojtjes publikoi një deklaratë të kreut të saj, Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi liderin boshnjak dhe atë kroat të presidencës trepalëshe boshnjake se Serbia do të mbështesë pavarësinë e Republika Srpska nëse ata përkrahin Kosovën.