Serbia ka mohuar tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën, ndonëse numri është reduktuar nga 8350 në 4500 të tillë. Deklarata vjen nga ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, i cili e ka konsideruar si “çangazhim, jo tërheqje e një pjese të njësive”. "Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," ka thënë Vuçeviq për Televizioni Prva.