Selia e OKB-së në Neë York u vesh me ngjyrat e flamujve të Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së. Qindra shqiptarë, banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, protestuan në mbrojtje të Kosovës. Me pankarta në duar ku shkruhej: ‘Serbia ka gjak në duar’, shqiptarët në Neë York kërkuan që Beogradi zyrtar të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjithashu protestuesit kërkojnë që zyrtarët serb, të mos marrin pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.