Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në një tubacion gazi në Bullgari, çka do t’i mundësojë uljen e varësisë nga Rusia. Kjo nyje lidhëse do të vërë në funksion tubacionin nga qyteti Novi Iskar në Bullgari drejt qytetit serb të Nishit, duke i dhënë mundësi Serbisë që të ketë qasje tek gazi që vjen nga Azerbajxhani dhe terminali i gazit të lëngshëm në portin Aleksandropolis të Greqisë.