Serbia ka reaguar për herë të parë pas konfirmimit të lajmit se Turqia ka furnizuar me droën Kosovën, duke paralajmëruar se Ankaraja po punon intensivisht për armatosjen, trajnimin dhe pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me armatim dhe dronë. Megjithatë Millosh Vuçeviç, ministri serb i Mbrojtjes thotë se konflikti me Turqinë nuk është në interesin kombëtar. Po ashtu ka thënë se komandanti i ri i KFOR-it do të jetë një gjeneral turk duke e detyruar Serbinë të veprojë më kujdes.