Pothuajse 2.3 milionë euro nga buxheti i Serbisë, I janë ndarë gjatë dhjetë vjetëve të fundit një qendre humanitare serbo-ruse. Prej vitesh nuk ka shpegime se si janë shpenzuar ose shpenzohen financimi i kësaj qendre të përbashkët, që gjendet në Nish, në jug të Serbisë, dhe që është themeluar për ndihma në situata emergjente. Sipas të dhënave, nuk ka raporte publike për punën e saj. REL raporton se që nga viti 2014, qendra ka një llogari të posaçme që përdoret për transferimin e mjeteve nga buxheti. Sipas Drejtorisë së Thesarit pranë Ministrisë së Financave të Serbisë, në këtë llogari janë derdhur më shumë se 2.2 milionë euro.