Shtetasi i Kosovës me etni serbe që u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria e Serbisë në datën 1 nëntor rezulton punonjës i doganave të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Jarinjës. Në lidhje me rastin, autoritetet serbe nuk kanë reaguar ende, ndërsa presidentja Vjosa Osmani e konsideroi sulmin të pashembullt dhe një tjetër tregues i qasjes hegjemoniste të Beogradit zyrtar, që përmes metodave të tilla synon të frikësojë dhe të shantazhojë serbët e Kosovës që të mos njohin institucionet e Prishtinës.