Udhëheqësi famëkeq i një grupi kriminal, ka tronditur së fundmi Serbinë pas deklaratave se punonte nën urdhrat e presidentit Aleksandër Vucic. Veljko Belivuk, i akuzuar si i përfshirë në shtatë vrasje, i ka thënë prokurorit se ka punuar për shtetin, me urdhër të presidentit të Serbisë. Mediat serbe bëjnë me dije se Belivuk ka hedhur akuzat e rendë gjatë fjalës mbrotjesë ndërkohë që ulej në bankën e të akuzuarve.