Top News/ Serbët në këmbë kundër litiumit / Mijëra njerëz në protesta, sfidë për Vuçiçin
31/07/2024 16:11

Mijëra vetë në Serbi kanë protestuar kundër planeve për nxjerrjen e litiumit nga sipërmarrja australiane Rio Tinto. Me sloganet si "Rio Tinto, shporru" kundërshtarët e minierës u mblodhën në qytetet Arandjelovac, Shabac, Kraljevo dhe Ljig. Demonstruesit druajnë, se shfrytëzimi i rezervave të litiumit në perëndim të Serbisë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për mjedisin. Qeveria në Beograd përpara dy javësh i dha dritën e gjelbër minierës për nxjerrjen e litiumit në qytetin Loznica në luginën e lumit Jadar. Atje ndodhet një nga rezervat më të mëdha europiane të kësaj lënde të parë të rrallë dhe mjaft të kërkuar në mbarë botën. Litiumi përdoret për prodhimin e baterive dhe po fiton gjithnjë e më shumë treg në valën e shtimit të prodhimit të automjeteve elektrike, ndaj është një lëndë e parë mjaft e kërkuar në industrinë gjermane të automobilëve. Deri tani Europa është e varur kryesisht prej importeve nga Kina. Në mes të korrikut BE dhe Serbia vendosën një marrëveshje për nxjerrjen e litiumit në luginën e lumit Jadar me vlerën e disa miliardë eurove. Në ceremoninë e nënshkrimit në Beograd mori pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Rezervat në Loznica njihen që nga viti 2004, dhe Rio Tinto prej vitesh kishte licencën për nxjerrjen e litiumit. Për shkak të rezistencës së banorëve dhe mbrojtësve të mjedisit deri tani nuk është realizuar projekti. Veçanërisht në Beigrad ka pasur gjatë dy muajve të fundit vazhdimisht protesta. Në fillim të këtij muaji Gjykata Kushtetuese në Serbi e shfuqizoi një vendim të mëparshëm të qeverisë, për ta anuluar projektin e ndërtimit në volumin prej 2,4 miliard dollarësh nga Rio Tinto në luginën Jadar – duke i hapur kësisoj rrugën rigjallërimit të këtij projekti. Protestat që vazhdojnë qysh nga viti 2021 janë sfida më e madhe për qeverisjen autokrate të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar, se nxjerrja e litiumit në tokën e pasur të luginës Jadar nuk do të fillojë përpara vitit 2028. Po ashtu Beogradi do të marrë garanci solide për mjedisin. Përfaqësues të qeverisë ülenë të kuptohet, se për këtë çështje mund të organizohet referendum popullor.

Top News- Rriten subvencionet për blegtorët/ Qeveria miraton skemën kombëtare për 2026
30/03 22:36
Top News- Studentët e pensionistët më shumë fonde, Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
30/03 22:32
Top Channel/ Debat në parlament Lamallari-Balliu për drejtorin e ri të policisë
30/03 22:00
Top Channel/ A ka gjë mes tyre? Miri flet për Selin: Ajo ka shumë pikëpyetje për…
30/03 21:49
Top Channel/ “I kërkoi ndihmë ChatGPT-së”, detaje të reja nga vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali
30/03 21:48
Top News-Debate në Kuvend për kryepolicin/ Balliu përplaset me ministrin Lamallari, replika mes tyre
30/03 20:45
Top Channel/ “Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit”, Kapri:E drejta e pronës e cunguar, situata alarmante
30/03 20:34
Top Channel/ Debati në parlament, seanca u shoqërua me polemika mes mazhorancës dhe opozitës
30/03 20:22
Top Channel/ Mesazhi në Ditën ndërkombëtare të mjekut: Jo gjithçka duhet kërkuar te doktori
30/03 20:18
Top Channel/ Protestë për luleshtrydhet, fermerët e Fierit kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit
30/03 20:12
Top Channel/ Foltorja e PD para Parlamentit, Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Ramës
30/03 20:06
Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03 20:03
Top Channel/ Braçe s’e mohon kandidimin në bashki, “shpërthen” ndaj kompanive të naftës
30/03 20:01
Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04