Separatistët pro rusë në Donbas kanë bllokuar aksesin në google duke akuzuar gjigandin teknologjik se promovon dhunën kundër rusëve. Lideri rebel, Denis Pushilin, tha se motori i kërkimit po rrezikonte jetët e forcave të Putinit për shkak të tendencës së tij të dukshme pro Ukrainës. Shefi i republikës së vetëshpallur të Donetskut e njoftoi vendimin në Telegram, një ditë pasi rajoni fqinj i luhanskut bllokoi faqen amerikane.