Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Elona Hysa, avokate shqiptare në Selanik. Ajo pohon se zyrën e ka rreth 100 metra afër Konsullatës Shqiptare në Selanik. Përveç avokatisë, ofron edhe shërbime përkthimi, noterizimi, aplikime pasaportash. Konsullata ndodhet në një qendër tregtare, ndërkohë që avokatja caktoi vëllanë e saj, Elson Hysa, në hyrje të godinës që të reklamonte zyrën. Pohon se nga puna klientela iu rrit. Ajo pohon se në adresë të zyrës së saj kanë filluar shqetësimet e para që kanë filluar në fund të vitit 2019 e deri në ditët e sotme nga të “fortët” e Konsullatës në Selanik.