Policia ka vënë nën sekuestro një pjesë të pasurive të paluajtshme të Alda Klosit, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Financave. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se nën sekuestro është vënë një apartament dhe një garazh në rrugën ‘Kongresi I Lushnjës në Tiranë, teksa zyrtarja e lartë akuzohet për fshehje pasurie e pastrim parash.