Një njësi dhe një apartament u sekuestruan me kërkesë të prokurorisë Fier, nën dyshimet se këto prona janë përfitur në mënyrë të paligjshme nga shtetasi ESH, i cili po hetohet për tre vepra penale. Sekuestrimi i njësisë me sipërfaqe 230 m2 dhe i apartamentit 100 m2 erdhën pas një hetimi të nisur nga prokuroria e Fierit në dhjetor të vitit 2021, ku ka dyshime se pronari i këtyre pasurive i ka përfituar ato përmes një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit.