Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 750 mijë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi me iniciale O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.