Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestrimin e dy pasurive nga GJKKO. Bëhet fjalë për apartamentin në zonën e Selitës, I sekuestruar pak kohë më parë ndërsa rezulton në emër të një kompanie. Ajola Xoxa është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kurse bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në qeli. Prokuroria e Posaçme njoftoi para një jave se vuri në sekuestro preventive një tjetër pasuri që dyshohet se përdoret nga kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.