Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një tjetër sinjal për Drejtësinë e re, për të cilën thotë se ka besim. Diplomatja amerikane në Tiranë ka reaguar për sekuestrimin e 5 milionë euro pasuri në kuadër të dosjes 399. Reagimi i ambasadores amerikane vjen një ditë pasi Gjykata Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të sekuestrojë pasuritë e të akuzuarve për laboratorin e heroinës në Brenovë të Hasit, ku mes të dënuarve ishte Altin Avdyli dhe vëllai i ish-deputeti socialist, Gjevi Ndoka. Vlera e pasurive të këtyre personave të sekuestruar nga GJKKO llogaritet në rreth 5 milionë euro, dhe përfshin lloje të ndryshme si restorante, hotele, automjete etj.