Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në emisionin Breaking në Top Neës deklaroi se hetimet për Berishën nuk ka nisur nga Biden, por që nga administrata Trump. Deklarata e saj vjen si kundërpërgjigje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shprehet se vendimi vjen për shkak të qendrimeve të tij ndaj Soros. Nënkryetarja demokrate u shpreh ndër të tjera se Kuvendi i vetëm legjitim është ai i datës 18 dhjetor i thirrur nga Kryesia teksa siguroi se përkundër mos dalsje publike, shumica dërrmuese e grupit parlamentar mbështet kryedemokratin Lulzim Basha.