Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mungoi në seancën e parë të themelit që u zhvillua këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të tij dhe 29 të pandehurve të tjerë, biznesmenë dhe kompani. Pretendimi i Veliajt përmes avokatës së tij të caktuar kryesisht, ishte se nuk është njoftuar dhe se nuk është njohur me aktet hetimore të organit të akuzës, qëndrim që u kundërshtua nga prokurori Ols Dado.