Vota e fundit e deputetit socialist, Arben Ahmetaj në Kuvend ishte ajo e seancës së 6 Korrikut ku ish ministri votoi pro dhe vlerësoi pozitivisht punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin që lamë pas. Katër ditë më vonë, SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.