Kancelari gjerman Olaf Scholz ka telefonuar këtë të premte Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas 2 vitesh nga ndërprerja e komunikimit. Në telefonatën mes dy liderëve, mediet ndërkombëtare shprehen se është folur për agresionin ndaj Ukrainës, rikthimin e paqes mes dy vendeve dhe marrëdhëniet dypalëshe.