Top News- Scholz, nga Tirana drejt e në Izrael/Solidaritet me vendin, BE planifikon një ‘urë ajrore’
17/10/2023 12:11

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, menjëherë Tiranës, ka udhëtuar për në Izrael, për të treguar atje solidaritetin e tij. "Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin edhe thjesht praktikisht përmes vizitës sime", tha kancelari gjerman. Sipas të dhënave, kancelari gjerman do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku pritet të flitet për "çështje konkrete praktike", si gjendja e sigurisë në Izrael dhe organizimi i ndihmës humanitare. Përveç kësaj do të diskutohet, se si mund të pengohet që konflikti të përhapet në rajone të tjera. Kancelari Scholz është i parë kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të organizatës terroriste palestineze të Hamasit më 7 tetor. Më pas Scholz do të shkojë në Egjipt për të zhvilluar bisedime. Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Të premten e kaluar ishte ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ajo që vizitoi Izraelin dhe u takua me pjesëtarë të familjeve të pengjeve gjermanë të Hamasit. Në izrael ka qenë këto ditë edhe sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ndërkohë që të mërkurën, vendin do ta vizitojë vetë presidenti Joe Biden. Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë fokusuar edhe tek popullata civile në gaza e cila sipas paralajmërimeve ndodhet në prag të një katastrofe. Bashkimi Europian po tenton të krijojë një urë ajrore ndihme për të furnizuar me ushqime popullsinë civile në Gaza. "Palestinezët në Rripin e Gazës kanë nevojë për ndihmë humanitare", deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një ditë më parë. Avionët e parë me ndihma priten të zbarkojnë këtë javë në Egjipt. Furnizimet do të përmbajnë çadra për strehim, ilaçe dhe artikuj higjiene. Civilëve duhet t'i ofrohen edhe karburante, ujë dhe ushqime kërkoi komisioneri i BE për ndihmat humanitare, Janez Lenarcic. Për këtë duhet të hapet pika kufitare Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës. Edhe Kombet e Bashkuara kërkojnë hapjen e pikës kufitare të Rafahut për të dorëzuar ndihmat e nevojshme për mbijetesë për qindra mijëra vetë në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09