Top News – Scholz i ngre zërin Putinit! / Armëpushim i shpejtë në luftën në Ukrainë
14/05/2022 14:25

Pas gjashtë javësh heshtje, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar sërish në telefon. Scholz gjatë telefonatës, sipas informacioneve, ka kërkuar fundin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë: "Sa më shpejt duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë", deklaroi kancelari gjerman. "Hamendësimi se atje sundojnë nazistët, është i gabuar"- raportohet të ketë thënë ai. Scholz gjithashtu i ka tërhequr vëmendjen Putinit "për përgjegjsinë e Rusisë në situatën globale të ushqimeve". Një zëdhënës i qeverisë gjermane shtoi, se telefonata që ka zgjatur 75 minuta është zhvilluar të premten. Scholz i ka kërkuar presidentit rus përmirësimin e gjendjes humanitare dhe përparime në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit. Agjencia ruse e lajmeve Tass më herët njoftoi, se Putini i kishte thënë Scholz-it në telefon, që bisedimet e paqes po bllokohen nga udhëheqja ukrainase në Kiev. Putin dhe Scholz kanë rënë dakord, që të vazhdojnë bisedimet në nivele të ndryshme për Ukrainën. Scholz ndërkohë foli për telefonatën me Putinin në komisionin e mbrojtjes në Bundestag. Kancelari bëri të qartë, se "qëllimi duhet të jetë rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës" dhe jo "një paqe e ngrirë, gjatë së cilës Rusia të vazhdojë të mbajë territoret e pushtuara".

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06