Top News/ Sateliti spiun i Kim Jong un ‘është gjallë’ / Koreja e Veriut e kontrollon me sukses
28/02/2024 11:20

Sateliti i parë spiun i Koresë së veriut është gjallë, thotë një ekspert hapësinor nga Holanda, pasi ka pikasur ndryshime në orbitën e tij që sugjerojnë se peniani me sukses e kontrollon mjetin, edhe pse kapacitetet e tij janë ende të panjohura. Pas dy dështimesh të mëparshme, Koreja e Veriut lëshoi në orbitë satelitin Malligyong 1 në nëntor. Media shtetërore e penianit pretendoi se ai ka fotografuar vende të rëndësishme ushtarake dhe politike në korenë e jugut, SHBA etj, por nuk ka publikuar asnjë imazh. Gjurmues të pavarur të valëve radio nuk kanë pikasur asnjë sinjal nga sateliti. “Por ne mund të themi me bindje se sateliti është gjallë”, thotë Marko Langbroek, një ekspert satelitësh në universitetin e teknologjisë Delft, në Holandë. Nga 19 deri më 24 shkurti, sipas vrojtimeve, sateliti ka kryer manovra për tu pozicionuar më mirë dhe këto manovra provojnë se koreja e veriut e ka arë nën kontroll. Ministria e mbrojtjes e koresë së jugut nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment. Një ditë më parë, ministri i mbrojtjes i seulit kishte thënë se sateliti nuk tregonte shenja se po kryente detyra të tjera apo po përdorej për zbulim. Ekspertët thonë se nuk mund të jenë të sigurt nëse sateliti po siguron me sukses imazhe, por ai po kryen manovra orbitale dhe në këtë kuptim ai është funksional. Manovra për ndryshimin e pozicionit në orbitë është në fakt një habi pasi shpjegon praninë në bord të një sistemi shtytës, dhe satelitët e mëparshëm koreano veriorë nuk kanë manovruar kurrë. Koreja e veriut, e armatosur edhe me armë bërthamore, ka premtuar se do të lëshojë edhe tre satelitë të tjerë spiunë në 2024-ën.

Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47